Ballina SPORT

FUTBOll – Llorente vendos për të ardhmen

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ – Markos Llorente nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i “Real Madridit”, me të cilin sapo është shpallur edhe kampion bote për klube.

Mediet spanjolle shkruajnë se mesfushori 23-vjeçar, është i lumtur te kampionët e Europës dhe për asnjë moment nuk ka menduar largimin në një tjetër klub gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes në finalen e Kupës së Botës për klube të fituar ndaj “Al Ain”, me uljen të Santiago Solarit në stolin e trajnerit është kthyer në një pikë kyçe për madrilenët duke zhvilluar disa paraqitje të mira.

Llorente është produkt i akademisë së “Realit të Madridit”, ndërkohë që kontrata e tij me klubin përfundon më qershor të vitit 2021./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – Cunami në Indonezi, nga vullkani fëmijë i Krakatoas që shpërtheu në 1883
Artikulli tjetërFUTBOLL – Cikalleshi pa skuadër në janar