STUDIM – Cunami në Indonezi, nga vullkani fëmijë i Krakatoas që shpërtheu në 1883

ROMË, 25 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Cunami i fundit që preku Indonezinë ishte “fëmija” i Krakatoas së famshme që në vitin 1883 shpërtheu në mënyrë katastrofale, vullkani i lidhur me cunamin që vrau rreth 200 persona dhe plagosi më shumë se 800.

“Vullkani i ri në fakt quhet Anak (“fëmijë” në indonezisht) Krakatoa dhe është një vullkan i ri”, tha vullkanologu Pier Giorgio Scarlato, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

“Vullkane të këtij lloji kanë struktura të reja dhe jo shumë të qëndrueshme për këtë arsye ndodhi rrëshqitja e tokës”, shtoi ai

Në fakt për këtë arsye nuk ishte e mundur që të aktivizohej sistemi i alarmit të shpejtë për cunamin që goditi Indonezinë sepse ai nuk u shkaktua nga një tërmet, por nga një rrëshqitjeje toke që me shumë mundësi lidhet me një shpërthim vullkanik.

“Sistemi i alarmit funksionon nga cunamit që krijohen nga tërrmetet”, shpjegon Scarlato. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.