Ballina Bota

VATIKAN – Papa uron përfundimin e luftës në Siri dhe Jemen

VATIKAN, 25 dhjetor /ATSH-AFP/ – Papa Françesku i dedikoi sot mesazhin e Krishtlindjeve vëllazërisë mes popujve, duke shpresuar që paqja t’i mundësojë refugjatëve sirianë të kthehen në shtëpi dhe jemenitëve që t’i shpëtojnë urisë.

Sovrani papnor i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë me vendosmëri që refugjatët sirianë të mund të rikthehen dhe jetojnë në paqe në vendin e tyre.

“Që komuniteti ndërkombëtar të punojë me vendosmëri për një zgjidhje politike që t’i japë fund ndarjeve dhe interesave partizane, në mënyrë që populli sirian, mbi të gjitha ata që janë detyruar të largohen nga toka e tyre për t’u strehuar diku tjetër, të mund të rikthehen dhe të jetojnë në paqe në vendin e tyre”, deklaroi ai që nga ballkoni i bazilikës së Shën Pjetrit, para se të bënte bekimin “Urbi et orbi” (për Qytetin dhe Botën).

“Mendoj për Jemenin, me shpresën që armëpushimi i arritur falë ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar të mund të lehtësojë fëmijët e shumtë dhe popullsinë e lodhur nga lufta dhe uria”, tha gjithashtu papa. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit, vetëm sot rreth 800 udhëtarë në portin e Vlorës
Artikulli tjetërANKARA – Turqia paralajmëron Francën në për milicitë kurde