Ballina Bota

MADRID – Rreth 300 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Mesdheut

MADRID, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Anija humanitare ‘’Open Arms’’ shpëtoi rreth 300 emigrantë në brigjet e Libisë, njoftoi sot drejtuesi i një OJQ-je spanjolle.

“Vetëm 24 orë pas mbërritjes tonë në Mesdhe ‘’Open Arms’’ shpëtoi në det të hapur dy anije që rrezikonin të fundoseshin me mbi 200 persona, burra, gra shtatzëna, fëmijë dhe foshnja’’,  deklaroi në një postim në ‘’Twitter’’ Oscar Camps i OJQ-së ‘’Proactiva Open Arms’’.

Ai njoftoi më vonë shpëtimin e një gomoneje të tretë me 29 gra në bord, pesë fëmijë dhe 56 burra./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendër solidariteti për të fuqizuar vullnetarizmin
Artikulli tjetërAkuzat ndaj Bashës, reagon PD