SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Republikani Byron Donalds, i mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump, është shpallur fitues i zgjedhjeve për guvernator të Floridës, sipas projeksioneve të BBC-së.
Me këtë rezultat, Florida pritet të ketë guvernatorin e parë afroamerikan në historinë e saj.
Donalds, i cili shërbente si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan që prej vitit 2021, kandidonte për të zëvendësuar guvernatorin republikan Ron DeSantis, të cilit i përfundon mandati.
Ndërkohë, republikania Ashley Moody u shpall fituese e zgjedhjeve speciale për një vend në Senatin amerikan, duke mposhtur demokratën Angie Nixon.
Sipas BBC-së, republikanët arritën të ruajnë avantazhin në Florida, pavarësisht fitoreve të rëndësishme të demokratëve në nivel kombëtar.






















