Ballina Ekonomi

Statusi OEA, Doganat informojnë biznesin

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Administrata Doganore Shqiptare synon të rrisë informimin e biznesit për marrjen e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar, (OEA) i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore.

Sipas Kodit Doganor Shqiptar, janë dy lloje statusi për OEA që mund të lëshohen: “OEA-D për thjeshtime doganore: nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për thjeshtësime doganore “OEA-S për sigurinë dhe mbrojtjen – nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore dhe nëse një OEA kërkon të përfitojë një thjeshtim/regjim, dogana nuk shqyrton kushtet apo kriteret.

Administrata Doganore Shqiptare ka vënë në zbatim statusin OEA sipas standardeve ndërkombëtare dhe për këtë qëllim është nënshkruar një Marrëveshje për Njohje të Përbashkët me shtetet e CEFTA-s me kusht bazën ligjore dhe zbatimin në përputhje me BE – në, ku palët në CEFTA informojnë njëra-tjetrën në lidhje me identitetin e OEA-ve.

Përfitimet e statusit të OEA-ve kanë të bëjnë për një trajtim më të favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrolle: Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë etj.

Lidhur me informimin dhe sensibilizimin e biznesit për këtë status Doganat parashikojnë të ndërmarrin dhe organizimin e trajnimeve të ndryshme. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, koncert i fëmijëve të qendrave komunitare
Artikulli tjetërIsmail Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi