JERUZALEM, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nxiti sot OKB-në që të dënojë Hezbollahun libanez pas zbulimit të tuneleve që hyjnë në Izrael nga Libani dhe të bëjë presion mbi Bejrutin që t’i japë fund rreziqeve që vijnë nga lëvizja shiite libaneze.
Izraeli filloi një fushatë intensive mediatike para një mbledhjeje të parashikuar sot gjatë së cilës Këshilli i Sigurimit duhet të diskutojë zbulimin e fundit të tuneleve të gërmuara, sipas shtetit hebre, nga Hezbollahu, në kufirin libaneze dhe që hyjnë në territorin izraelit.
“Këto tunele pritet të shërbejnë për të rrëmbyer ose vrarë ushtarë apo civilë izraelitë dhe që të marrin një pjesë të territorit izaelit në rast konflikti”, sipas Izraelit.
“I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të dënojnë aktet e agresionit të pajustifikuara nga ana e Hezbollahut, që ta cilësojnë Hezbollahun si një organizatë terroriste në tërësinë e saj, të ndërmarrë sanksione të forta kundër Hezbollahut”, tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp./ /G.S/ a.jor.












