Ballina Flash

Të rinjtë shqiptarë pjesë e programit “Njihu me Amerikën”

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Një grup nxënësish të shkollës së mesme “Zihni Toska” në Berat vizituan Ambasadën amerikane nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”.

Ata u takuan me pjesëtar të personelit të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë, si dhe programet e saj për rininë shqiptare.

Programi “Meet America” mirëpret në Ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra në fusha të ndryshme të kulturës amerikane, historisë së SHBA, arsimit, ekonomisë, marrëdhënieve SHBA / Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, pjesë e “Rrugëve Kulturore të Këshillit të Europës”
Artikulli tjetërZhvillohet sot mbledhja e parë e KLP, zgjidhet kryetari e nënkryetari