LONDËR – Kryeministrja, Theresa May i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
GJENEVË – Shqyrtim i politikave tregtare të SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Shëndetësisë të BE-së për shkak të etheve të derrit afrikan
BRUKSEL – Komisioni Europian diskuton për buxhetin italian.
BERLIN – Përballë ambicjeve kineze, qeveria gjermane pritet të vendosë sot të forcojë rregullat mbi investimet në sipërmarrjet strategjike.
ANKARA – Presidenti iranian, Hassan Rohani zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi.
BRUKSEL – Komisioni Europian publikon informacione të reja për t’u përgatitur për një Brexit pa marrëveshje.
BERLIN – Qeveria gjermane pritet të miratojë një projektligj mbi imigracionin ekonomik ndërkohë që vendi po përballet me një mungesë të krahut të punës.
UASHINGTON – Zhvillohet mbledhja e Komitetit të Politikave Monetare të FED. /G.S/























