TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Mjegull/mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit në relievet malore dhe kodrinore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 25 m/sek. Intensiteti i erës bie prej orëve të pasdites deri në 8 m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -3/4 diell |
| Kukës | -7/-1 diell |
| Lezhë | -2/6 diell |
| Dibër | -7/-2 diell |
| Durrës | -1/10 diell |
| Tiranë | -2/9 diell |
| Elbasan | -3/8 diell |
| Berat | -2/10 diell |
| Vlorë | 1/11 diell |
| Korcë | -7/-1 diell |
| Gjirokastër | -4/8 diell |
| Sarandë | 1/11 diell |
/e.malaj/ /a.g/











