TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Bashkia Pukë ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të evitojnë parkimin e automjeteve në të dy anët e rrugës kryesore të qytetit. Parkimi i automjeteve e bënë të pamundur pastrimin e rrugës, çfarë bëhet shkak për vështirësi në qarkullim si pasojë e reshjeve të dendura të borës.
Bashkia gjithashtu i bën me dije subjekteve tregtare që në momentin që pastrojnë hyrjet e dyqaneve, apo lokaleve të tyre të mos hedhin borën në rrugën kryesore. Bashkia ka marrë masat ku një automjet po bënë kriposjen e rrugëve të qytetit dhe akseve Qafë-Qerreti-Qelëz dhe Qafë-Qerreti-Qerret, ndërsa dy automjete borëpastruese janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të rrugëve.
Kontraktoret e ARRSH janë vënë në gatishmëri për normalizimin e akseve nacionale që lidhin Pukën me zonat e tjera, që qarkullimi të jetë pa vështirësi dhe probleme. /e.caushi/











