TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, ka nisur investimet për remontin e sistemit energjetik në Lushnjë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për këtë zonë, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit kur shtohet konsumi i energjisë.
OSHEE njofton se, si pasojë e remontit të planifikuar në nënstacionin Plastmas, është stakuar energjia në disa lagje të qytetit të Lushnjës: lagjja “Xhevdet Nepravishta”, “Kongresi i Lushnjës”, “Skënder Libohova”, lagjja “Çlirimi”, “Loni Dhamo”, lagjja “18 Tetori” dhe “Kadri Qystri”.
“Punimet kryhen për fuqizimin e rrjetit elektrik, me qëllim përballimin e fluksit të ngarkesës në këto ditë të ftohta”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. /e.xh/












