TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/- INSTAT bën të ditur se, rritja mujore e importeve prej 2,3%, është ndikuar kryesisht nga grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” që u rrit me 3,9%.
Sipas INSTAT , gjatë kësaj periudhe importet u rritën edhe për grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 3,3%, të ndjekur nga importet “Ushqime, pije, duhan” me 2,0%.
Si njëmbëdhjetëmujor, importet janë rritur me 2,8%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin 2017. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 1,6%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0,6%, “Prodhime druri dhe letre” me 0,2%,bën të ditur INSTAT. e.xh/j.p/












