Ballina Bota

GJERMANI – Ekspozitë për jetën e panjohur të Marilyn Monroe

SHPAJER, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një muze në jugperëndim të Gjermanisë do të hapë një ekspozitë këtë javë ku do të shfaqen aspekte pak të njohura nga jeta e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe, njoftuan sot organizatorët.

Ekspozita, e titulluar “Marilyn Monroe – Die Unbekannte” (Marilyn Monroe – (Gruaja) E panjohur), përshkruan aspekte të ndryshme të jetës së aktores duke filluar nga fëmijëria e saj e trazuar deri në vdekjen e saj të mistershme të vitit 1962.

“Shumë prej 400 objekteve që do të shfaqen në këtë ekspozitë nuk janë parë asnjëherë më parë”, thanë organizatorët.

Kjo ekspozitë, përveç objekteve përfshin edhe histori pak të njohura në lidhje me Monroe si fakti që themeloi kompaninë e saj të filmave dhe luftoi për të drejtat civile të këngëtares afro-amerikane, Ella Fitzgerald. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestohet një shtetas kinez në Rinas, i sekuestrohen 80 mijë euro
Artikulli tjetërMeta vlerësohet me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”