Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/12/2018

UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes, James Mattis presin homologët  e tyre kanadez, nën sfondin e tensioneve me Kinën.

PEKIN – Kompania franceze e energjisë atomike EDF dhe ajo kineze CGN fillojnë bashkëpunimin për të zhvilluar reaktorë bërthamorë të gjeneratës së fundit EPR.

NJU DELHI – Vizitë në Indi i ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian.

STRASBURG – Rihapet tregu i Krishtlinjdeve në Strasburg pas atentatit ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

KATOVICË – COP24, mbyllet konferenca e 24 vjetore e OKB-së mbi ndryshimet klimatike.

BRUKSEL – Samit i BE-së me anëtarët e Këshillit Europian për të diskutuar për Brexit, çështjet buxhetore dhe tregun unik.

PRISHTINË – Parlamenti i Kosovës shqyrton mundësin e krijimit të një ushtrie të vendit.

LONDËR – Takim i përkrahësve të Brexit në Londër. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 14 dhjetor 2018
Artikulli tjetërBRUKSEL – Fake news në axhendën e samitit të BE