Ballina Bota

SHBA – Freeland: SHBA të mos politizojë rastet e ekstradimit

UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos politizojnë rastet e ekstradimit, një ditë pasi Donald Trump tha se mund të ndërhyjë në rastin e kryefinancieres së Huawei, e arrestuar në Vankuver me kërkesë të SHBA për shkelje të dyshuara të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

“Partnerët tanë nuk duhet të përpiqen të politizojnë procesin e ekstradimit ose ta përdorin atë për qëllime të tjera si ndjekja penale”, tha ajo.

Freeland gjithashtu kujtoi se dy qytetarë kanadezë mund të jetë në telashe në Kinë, pas arrestimit të ish-diplomatit kanadez, Michael Kovrig./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gati të realizojmë 8 pikat. Po pastaj?
Artikulli tjetërSERBI – Liria e shtypit gjithnjë e më e kërcënuar