Rama: Gati të realizojmë 8 pikat. Po pastaj?

Rama: Gati të realizojmë 8 pikat. Po pastaj?

Rama: Gati të realizojmë 8 pikat. Po pastaj?http://ata.gov.al/2018/12/13/rama-gati-te-realizojme-8-pikat-po-pastaj/“Të 8 pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati që ti realizojmë. E thash unë tani. Tani shikoni vazhdimin: plotëso pikat, ne nuk takohemi. Po si i bëhet, si duhet plotësimi i pikave, në çfarë forme?! Qeveria nuk është sot në konflikt me studentët, qeveria është sot e gjitha sy e veshë nga studentët”, deklaroi kryeministri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 13 Dhjetor 2018

TIRANE, 13 dhjetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi se jemi gati t’i plotësojmë një për një kërkesat e studentëve, por duhet një dialog me studentët në sy të publikut për çdo pikë dhe për më shumë se 8 pikat.

“Të 8 pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati që ti realizojmë. E thashë unë tani. Tani shikoni vazhdimin: plotëso pikat, ne nuk takohemi. Po si i bëhet, si duhet plotësimi i pikave, në çfarë forme?! Qeveria nuk është sot në konflikt me studentët, qeveria është sot e gjitha sy e veshë nga studentët”, – deklaroi Kryeministri.

“Ky është një moment i madh për ta bërë të vërtetë bashkëqeverisjen për të mos e mbyllur me 8 pika, por të ulen tarifat, patjetër. Të bëhet publikimi i të dhënave të shpenzimeve online, patjetër. Të bëhet karta e studentit, patjetër. Të rregullohen konviktet, patjetër. Të bëhet deri në fund ashtu siç e kërkon çdo pikë, patjetër. Po pastaj? Pse kaloriferët, tarifat më të ulëta, biblioteka shkencore, kartat e studentëve do të zgjidhin problemin themelor që ka universiteti?” – u shpreh Rama.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se “problemin themelor që ka universiteti as nuk e zgjidhin këto, as nuk e zgjidhim dot ne vetë, pasi ne i kemi njohur universitetit autonominë. As nuk e zgjidhin dot ata rektorë dhe dekanë që akoma nuk e kanë nxjerrë fytyrën në televizor që të thonë çfarë ju ka takuar atyre të bëjnë dhe nuk e kanë bërë dhe njëkohësisht, të kërkojnë nga studentët duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë me ta që të kuptojnë se ku qëndrojnë dhe ku gjendet zgjidhja e këtyre 8 pikave”.

“As ata nuk e bëjnë dot vetë, studentët jo e jo, ndërsa të gjithë bashkë patjetër dhe po dhe kjo është ajo që duhet të ndodhë dhe mbajeni mend se kjo është ajo që ka për të ndodhur”, – deklaroi Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.