Ballina Bota

SHËNDETËSI – Fentanyl droga më vdekjeprurëse në SHBA

NJU-JORK, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Tashmë është zyrtare: fentanyl tani renditet si droga më vdekjeprurëse në Amerikë, theksuan zyrtarët e shëndetësisë.

”Opioidi sintetik që është deri në 50 herë më i fuqishëm se heroina ishte përgjegjës për 18 335 vdekje mbidozë në vitin 2016, më shumë se çdo drogë tjetër”, tha në një raport të ri Qendra Kombëtare amerikane për Statistikat e Shëndetit.

”Heroina, droga që më parë ishte në vendin e parë, shkaktoi vdekjen e 15 961 nga overdoza në vitin 2016”, shtoi ajo.

Fentanyl ka qenë e lidhur me shumë viktima të profilit të lartë, duke përfshirë edhe vdekjet nga overdoza të princit, Tom Petty, ish-anëtarit të grupit ”Wilco Jay Bennett” dhe reperave Lil Peep dhe Mac Miller.

Gjatë gjithë periudhës së studimit, kokaina u rendit e dyta ose e treta në mesin e 15 drogave më vdekjeprurëse. Nga viti 2014 deri në vitin 2016, numri i vdekjeve të mbidozave të drogës që përfshinte kokainën pothuajse u dyfishua nga 5 892 në 11 316 persona./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë
Artikulli tjetërTre operacione në Turqi, drejt shërimit punonjësja e Policisë, Ina Nuka