Ballina Lajme nga Vendi

Soreca: Ngritja e KLGJ-së, ditë e rëndësishme për Shqipërinë

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar gjithashtu lidhur me ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ). Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Sot, është ndërmarrë një hap vendimtar në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Shqipëri.

/m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat/ Rriten vizitorët në Qendrën e Muzeumeve
Artikulli tjetërBM – May fiton votën e mosbesimit të organizuar kundër saj