TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të izoluara në zonën e jugperëndimit. Në orët e pasdites parashikohet shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin, duke nisur nga zona e jugut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje 1-10 m /sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 në forcim, me lartësi vale deri në 0.3-0.7 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 0/11 diell pak re |
| Kukës | -2/7 diell pak re |
| Lezhë | 2/10 diell pak re |
| Dibër | -5/6 diell pak re |
| Durrës | 2/11 diell pak re |
| Tiranë | -0/13 diell pak re |
| Elbasan | -0/12 diell pak re |
| Berat | -1/12 diell pak re |
| Vlorë | 1/13 shi diell |
| Korcë | -4/5 diell pak re |
| Gjirokastër | -3/6 diell pak re |
| Sarandë | 2/12 shi diell |
/e.malaj/ /a.g/











