Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër, pamje e re për sheshin pranë gjimnazit “28 Nëntori”

TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH/- Brenda pak ditëve sheshi pranë hyrjes së gjimnazit “28 Nëntori”, në Shkodër do të ndryshojë krejtësisht pamje.

Sipas planit të përcaktuar nga bashkia e Shkodrës për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në qytet, është radha e oborrit të gjimnazit të njohur jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë.

Bashkia parashikon ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe lidhja me kolektorin kryesor.

Po ashtu do të shtrohet me asfalt e gjithë sipërfaqja e territorit të rrugëve në këtë hapësirë mjaft të frekuentuar nga shkodranët.

Bashkia e Shkodrës ka nisur prej kohësh punën për mirëmbajtjen e rrugëve, shtimin e lulishteve dhe sipërfaqeve të gjelbra në qytet. /k.s./j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBELGJIKË – KE: Nuk ka rinegocim të marrëveshjes së divorcit
Artikulli tjetërGjyqtari i Apelit Tiranë, Fatos Qato në sitën e Vetingut më 14 dhjetor