TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat mbeten prezente në zonën e juglindjes shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit, parashikohen reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 2-25 m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës parashikohet 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 4/15 re shi diell |
| Kukës | 1/7 re bore shi diell |
| Lezhë | 6/14 re shi diell |
| Dibër | -1/6 re bore shi diell |
| Durrës | 7/16 re shi diell |
| Tiranë | 5/16 re shi diell |
| Elbasan | 4/14 re shi diell |
| Berat | 5/15 re shi diell |
| Vlorë | 8/16 re shi diell |
| Korcë | 2/8 re bore shi diell |
| Gjirokastër | 4/14 re shi diell |
| Sarandë | 7/16 re shi diell |











