Ballina Aktualitet

Rriten masat e sigurisë në qendrat e kujdesit social në vend

TIRANË,8 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Standarde të reja në qendrat e kujdesit social duke vendosur kamera sigurie”, deklaroi sot ministrja e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ministrja shprehet se “me programin “Fëmijët Të Parët” vendosëm standarde të reja në qendrat e kujdesit social”.

“Kamerat e sigurisë u vendosën edhe në Shtëpinë e Foshnjes “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë. Garantojmë më shumë siguri për fëmijët e institucioneve të përkujdesit në të gjithë vendin. Pas shtëpive të fëmijëve ky standard i ri do të vendoset edhe në shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat e zhvillimit”, shprehet Manastirliu./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Bytyqi: Stadiumi një mundësi e mirë për të rinjtë e Malishevës
Artikulli tjetërFinancimet nga BE, Soreca vizitë në bashkinë e Beratit