Ballina Aktualitet

Shqipëria kontribut në angazhimet e përbashkëta në OSBE

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria i kushton rëndësi të madhe kontributit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në zbatimin e të gjitha angazhimeve të përbashkëta në çështjet politike, ekonomike, mjedisore dhe të të drejtave të njeriut.

Në një takim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të Shqipërisë me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Shqipëria i kushton rëndësi të madhe kontributit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në zbatimin e të gjitha angazhimeve tona të përbashkëta në çështjet politike, ekonomike, mjedisore dhe të të drejtave të njeriut.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mer pjesë në takimin e 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtërmeni, “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve të peshëngritjes
Artikulli tjetërNikolla: E gatshme të takohem me studentët