TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/- Zëvendësministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe pedagogu Arlind Qorri, debatuan mes tyre në studion e lajmeve të “Ora News” mbi koston reale të studimit.
Sipas Shahinit, barra kryesore bie mbi taksapaguesit me mbi 70% të financimit, por Qorri tha se në Universitetin e Tiranës 65% e paguajnë studentët.
Më tej, ajo u shpreh se “VKM kishte qëllim të realizonte diçka pozitive, por nuk rezultoi e tillë dhe pa problem u tërhoqëm nga kjo pikë. Për tre pikat e tjera jemi plotësisht dakord . Po presim të na dërgojnë emrat këshillat studentorë dhe të fillojmë nga puna momentin e parë që studentët janë gati”.
Në lidhje me “Skype” ndërhyri dhe profesori Artan Fuga. Duke i cilësuar Bordet e Administrimit të Universiteteve ilegjitime, ai tha se është kundër kërkesës së studentëve për t’u përfaqësuar në to.
z.tosku/e.caushi/























