Ballina Bota

BERLIN- Merkel: E nderuar që kam qenë 18 vjet presidente e CDU-së

BERLIN, 6 dhjetor  /ATSH-ANSA/ – Kongresi i CDU-së, që do të hapet nesër, do të jetë një kongres i veçantë.

”Për 18 vjet nuk u zgjodh një president i ri dhe partia është përgatitur mirë për këtë votim”, theksoi kancelarja Angela Merkel duke folur me shtypin gjatë një vizite në sallën e Hamburgut ku do të mbahet seanca plenare e kongresit dhe ku nesër do të votohet për pasardhësin e saj për presidencën e partisë.

‘’Jam e nderuar që kam qenë 18 vjet presidente e kësaj partie”, iu përgjigj Merkel atyre që e pyetën se si e përjetonte këtë moment.

”Jam e kënaqur të vazhdoj  të luaj rolin tim si kancelare”, përfundoi ajo./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa për prodhime vendi ul çmimet e produkteve të importit
Artikulli tjetër“Hyatt Regency and Residences Tirana”, pol atraksioni në kryeqytet