Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër- Rikonstruksioni i rrugës “Bashej”, lehtësim qarkullimi për banorët

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/- Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Bashej” në qytetin e Shkodrës, janë drejt përfundimit.

Rikonstruksioni i kësaj rruge pas tre dekadash po realizohet me një fond 66 milionë lekë.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “pas punimeve në pjesën e infrastrukturës nëntokësore është gati nisja e punës për shtrimin me asfalt të saj”.

Me një gjatësi prej 185 metra linearë projekti parashikon asfalt në një sipërfaqe 676 m2, trotuare 70 m2, linja të reja të KUZ 230 ml, linja të reja KUB 185 ml, ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm 260 ml, ndriçim LED me 6 shtylla, linjë për fibra optike 200 ml si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEBA – Papa Françesku viziton vendet e Gjirit
Artikulli tjetërShqipëri – Itali, bashkëpunime të reja për restaurimin e monumenteve të kulturës