Ballina Bota

SOMALI – Pas 27 vitesh SHBA hap mision diplomatik

MOGADISHU, 5 dhjetor /ATSH-AA/ – Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert njoftoi se SHBA ka hapur përsëri misionin e përhershëm diplomatik në Somali, të cilin e kishte mbyllur në vitin 1991.

“Ky rast historik është një reflektim i progresit të treguar gjatë viteve të fundit nga Somalia”, tha Nauert në një deklaratë në lidhje me vendimin në fjalë.

“Ky vendim është një reflektim i progresit të treguar gjatë viteve të fundit nga Somalia. Kthimi ynë është tregues i asaj që SHBA-të janë pranë stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë në dobi të të dy vendeve’’, shtoi ajo.

‘’Ambasadori Donald Yamamoto dhe ekipi i tij, presin me padurim që në kuadër të objektivave të përbashkëta, të punojnë me qeverinë dhe popullin e Somalisë për forcimin e marrëdhënieve të cilat tashmë janë të afërta”, është shprehur ajo.

Administrata e SHBA-ve për shkak të luftës së brendshme në Somali, e cila shpërtheu në vitet 80-ta dhe rezultoi me rrëzimin e qeverisë qendrore në Somali, në vitin 1991 për shkaqe të sigurisë kishte mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu, dhe kishte thirrur në vend zyrtarët e ambasadës./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana solidare për festat e fundvitit, ndihmë për familjet në nevojë
Artikulli tjetërKredia me probleme shënoi nivelin 13,02%