TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Mesi dhe Ronaldo munguan në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku fitues doli kroati Luka Modriç, portugezi u rendit në vendin e dytë ndërsa argjentinasi i pesti.
Megjithatë dy yjet që dominuan për 10 vjet futbollin do të takohen shumë shpejt.
Në datën 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet “derbi” argjentinas mes “River Plejt” dhe “Boka Xhuniors”.
Sipas asaj që raporton gazeta “AS” të dy futbollistët kanë prerë biletat për të qenë në tribunë.
Vete Presidenti i “Realit të Madridit” Florentino Perz, dëshiron të ulet së bashku me të 2 lojtarët. /o.l/e.caushi/








