PRISHTINË, 4 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka uruar sot mirëseardhjen ambasadorit të ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap”, tha Veseli. /KosovaPress/j.p/























