Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/12/2018

LONDËR – Fillon debati parlamentar për Brexit, që do të zgjasë pesë ditë, para votimit përfundimtar më 11 dhjetor.

BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s.

LISBONË – Presidenti kinez, Xi Jinping zhvillon një vizitë shtetërore në Portugali.

NUREMBERG – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvillon një fjalim mbi rëndësinë e kërkimeve në inteligjencën artificiale.

BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Financave të BE-së.

PARIS – Takim mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

KARAKAS – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për vizitë në Venezuelë, takohet me homologun e tij Nicolas Maduro. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzetë e Beratit, muaji i festave nis me vizitorë të shumtë
Artikulli tjetërSiguria e barnave, 139 masa për shkelje administrative