Ballina Lajme nga Vendi

Siguria e barnave, 139 masa për shkelje administrative

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Në funksion të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së barnave në tregtimin e tyre, Taskforca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë ka kryer kontrolle në 300 farmaci ku janë marrë 139 masa për shkelje administrative.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontrollet i përkasin periudhës nga 13 shtator deri më 27 nëntor, ndërsa s’do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që japin barna pa recetë, pa pullën e sigurisë, apo që mbahen në kushte jo të përshtatshme.

Sipas Ministrisë, siguria e qytetarëve mbetet prioritet i punës së përditshme.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/12/2018
Artikulli tjetërFOTO/ “Kopraci”, shfaqja e fundit në Korçë, rikthehet në janar