LONDËR – Fillon debati parlamentar për Brexit, që do të zgjasë pesë ditë, para votimit përfundimtar më 11 dhjetor.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s.
LISBONË – Presidenti kinez, Xi Jinping zhvillon një vizitë shtetërore në Portugali.
NUREMBERG – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvillon një fjalim mbi rëndësinë e kërkimeve në inteligjencën artificiale.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Financave të BE-së.
PARIS – Takim mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
KARAKAS – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për vizitë në Venezuelë, takohet me homologun e tij Nicolas Maduro. /G.S/













