TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ – Është hedhur shorti i Play-offit të Ligës së Kombeve.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo në mes të Portugalisë dhe Zvicrës e cila do të zhvillohet më 5 qershor, ndërsa e dyta do të jetë në mes të Holandës dhe Anglisë që do të zhvillohet një ditë më pas, më 6 qershor.
Portugalia dhe Holanda do të jenë vendase në këto ndeshje. Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë do të luhet me 9 qershor. Portugalia – Zvicra, Holanda – Anglia.
/gj.m/r.e/











