Ballina Bota

ARGJENTINË – G20-a mbështet reformimin e OBT-së

BUENOS AIRES, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Liderët botërorë të mbledhur në samitin e G20-ës në Buenos Aires kërkuan dje një rend botëror të bazuar mbi rregulla në një deklaratë të përbashkët.

Liderët u angazhuan për të krijuar punësim më të mirë, të bllokojnë burimet krijimit të refugjatëve dhe të aplikojnë një reformim të nevojshëm për Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

“Sistemi aktualisht është duke anashkaluar objektivat e tij dhe ka vend për përmirësim”, thuhet në këtë deklaratë të përbashkët në lidhje me mekanizmin e tregtisë së shumanshme.

“Për herë të parë, G20-a pranon se OBT-ja nuk është duke arritur objektivat dhe se ka nevojë për reformim”, njoftoi një zyrtar i administratës amerikane pasi u publikua deklarata e përbashkët e G20-ës.

Megjithatë në këtë dokument nuk ka asnjë citim ndaj masave proteksioniste të tregtisë. Liderët ishin gjithashtu të ndarë mbi migracionin dhe ndryshimin klimatik. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj zbulon urën më të re të Tiranës
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Takimi i dytë me Kim Jong Un në fillim të 2019