SHBA – Trump: Takimi i dytë me Kim Jong Un në fillim të 2019

UASHINGTON, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se me shumë mundësi do të zhvillojë një samit të dytë me liderin koreanoverior, Kim Jong Un në fillim të vitit tjetër.

“Mendoj se do të bëjmë një, në janar ose shkurt”, iu përgjigj reporterëve kur u pyet mbi mundësinë për një takim të tillë.

Duke folur nga bordi i “Air Force One”, ai sugjeroi se “Kim mund të vijë në SHBA, por ende nuk është përcaktuar asnjë vend për këtë takim”.

“Në fakt kemi biseduar për tre zona. Por ende nuk kemi përcaktuar një”, tha ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.