TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/- Festat e fundvitit do ta gjejnë Fierin të dekoruar dhe ndriçuar ndryshe nga herët e tjera.
Sheshi pranë parkut qendror të qytetit do të jetë sheshi i argëtimeve për fëmijët dhe qytetarët këtë fundvit.
Në qytetin e Fierit ka nisur puna për dekorimin e sheshit, vendosjen e pemës dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme.
Në këtë muaj festash shtëpizat prej druri, njësitë e shërbimit, muzika dhe argëtimi, do të jene pjesë e pandarë.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi shprehet se “pas festave të nëntorit, vendosja e pemës së Krishtlindjeve është një tjetër moment festiv”.
Dritat e pemës do të ndizen më 6 dhjetor në parkun e madh të qytetit./k.s/ /a.g/
































