TIRANE, 10 Prill/ATSH/- Çmimet e konsumit shënuan një rritje me bazë vjetore prej 2% në muajin mars.
Instituti i Statistikave raportoi se, inflacioni në mars është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, duke zënë peshën kryesore në çmimet e konsumit.
Ky grup ka shënuar një rritje prej 1.18%. Rritja ka vazhduar më tej me grupin
“qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.45%, “transportit” me 0.08%.
Grupi “mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “shërbimi arsimor” dhe “hotele,kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0.02% secili.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. Ai mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare. Burimi kryesor i informacionit për shpenzimet është Anketa e Buxhetit të Familjeve.
/a.gjonaj/ /a.g/




















