Ballina Aktualitet

Dita e Çlirimit, Kryemadhi: Nderim për dëshmorët e Atdheut

TIRANË, 29 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Lëvizja Socialiste për Integrim ka kujtuar sot ditën e çlirimit, 29 nëntorin duke bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve.

Pas homazheve dhe përuljes para dëshmorëve, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat, u shpreh se LSI respekton dhe nderon dëshmorët e Luftës Ati-fashiste Nacional-Çlirimtare. Nderon gjithë ata djem e vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë dhe për ta renditur Shqipërinë në një vend fitues në luftën kundër Nazi-Fashizmit”.

“Nderimi ynë për këta djem e vajza është më e pakta që mund të bëjmë për ta sepse ata i dhanë çdo gjë vendit dhe Atdheut të tyre. Prandaj nderimi i LSI-së do jetë pafundësisht jo vetëm thjeshtë në një ditë ceremoniale por duke i kujtuar ata, duke vlerësuar dhe vendosur në historinë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria feston sot Ditën e Çlirimit
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan dhe Trump diskutojnë tensionet në Detin e Zi