TURQI – Erdogan dhe Trump diskutojnë tensionet në Detin e Zi

STAMBOLL, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, përveç çështjeve bilaterale në rendin e ditës, gjatë bisedës telefonike u trajtuan veçanërisht edhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdogan e ka informuar presidentin amerikan në lidhje me telefonatën që zhvilloi brenda ditës me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë dhe kanë rënë dakord të takohen kokë më kokë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, gjatë samitit të G20-ës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.