Ballina Kryesore

Bushati viziton Plavën dhe Gucinë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nis sot një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi.

Në njoftimin për shtyp të MEPJ-së bëhet e ditur se Ministri Bushati do të takohet me shqiptarët e Malit të Zi për të uruar festat e nëntorit.

Bushati do të takohet me Kryetarët e forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe të zgjedhurit e tyre në këshillin bashkiak të Plavës dhe Gucisë dhe do të inaugurojë ambientet e reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Thyhet sërish rekordi i papunësisë
Artikulli tjetërXhaçka: Shqipëria bëri zgjedhjen historike bashkë me kombet e përparuar të Europës