Ballina Bota

GJERMANI – Thyhet sërish rekordi i papunësisë

NUREMBERG, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Papunësia në Gjermani ra në 2,186 milionë persona në nëntor, niveli më i ulët që nga koha kur Agjencia Federale e Punësimit (BA) ka filluar të regjistrojë të dhëna.

”Shkalla e papunësisë ra edhe 0,1 pikë përqindje duke arritur në 4,8%”, tha sot BA-ja.

”Numri i punëkërkuesve ra me 18 000 persona krahasuar me muajin tetor dhe me 182 000 të tillë krahasuar me nëntorin 2017”, shtoi ajo.

Numri i të punësuarve në tregun gjerman të punës u rrit në 45,24 milionë persona në nëntor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Pacolli në Vlorë, nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Artikulli tjetërBushati viziton Plavën dhe Gucinë