Ballina Bota

VENEZUELË – Zbulohet një specie e re thithëlope në miniaturë

KARAKAS, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Shkencëtarët zbuluan në Venezuelë një specie të re autoktone të një thithëlope në miniaturë, duke konfirmuar se vendi shquhet për nga shumëllojshmëria e pasur e amfibëve në botë.

Kjo specie e veçantë me një gjatësi rreth 2,5 centimetra jeton në pyjet e malit Aroa (shteti i Yaracuy) në veri të vendit.

Ajo u pagëzua ”Mannophryne molinai’’, në formë nderimi ndaj figurës së César Molina (1960-2015), një herpetolog nga Venezuela.

Kjo specie thithëlope dallohet nga një shirit i zi poshtë gushës dhe femrat janë pak më të mëdha se meshkujt, sqaron për median, Miguel Matta i Universitetit Qendror të Venezuelës, i cili bashkëdrejtoi programin e kërkimeve me shkencëtarë venezuelianë të Universitetit të Andeve dhe të Muzeut të Historisë natyrore ”Salla’’./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnëtarësimi në BE, Austria vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria
Artikulli tjetërDita e Çlirimit, FA demonstrim në pedonalen e Tiranës