Ballina Lajme nga Vendi

Dita e Çlirimit, FA demonstrim në pedonalen e Tiranës

Dita e Çlirimit, FA demonstrim në pedonalen e Tiranës

Dita e Çlirimit, FA demonstrim në pedonalen e Tiranës.http://ata.gov.al/2018/11/27/dita-e-clirimit-fa-demonstrim-ne-pedonalen-e-tiranes/Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se prezantimi do të bëhet në datën 29 nëntor në orën 10:00, duke ftuar banorët e kryeqytetit që të mos mungojnë në një event të tillë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 27 Nëntor 2018

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ – Me rastin e Festave të Nëntorit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kryejnë një prezantim në Pedonalen e Tiranës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se prezantimi do të bëhet në datën 29 nëntor në orën 10:00, duke ftuar banorët e kryeqytetit që të mos mungojnë në një event të tillë.

“Këtë të enjte, në ditën e Çlirimit bashkohu me djemtë dhe vajzat e familjes sonë të bukur ushtarake.
Eja festo me uniformat, në një super prezantim tek Pedonalja e Tiranës. Më datë 29 Nëntor, ora 10:00 merr familjen, fto një mik e bashkë me aparatin fotografik, mos humb momentet e veçanta të njerëzve, që përkushtimin dhe dashurinë për vendin i kanë cilësitë më të mira”, shkruan ministrja Xhaçka. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVENEZUELË – Zbulohet një specie e re thithëlope në miniaturë
Artikulli tjetërLONDËR – Industria e makinave paralajmëron për një katastrofë në rast Brexit pa marrëveshje