Ballina Aktualitet

Soreca: Rruga drejt BE-së kalon përmes bashkive vendore

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – “Rruga drejt BE-së kalon përmes bashkive vendore dhe këto bashki do ta sjellin Shqipërinë edhe më pranë BE-së”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë një takimi të bashkisë me banorët e Patosit, së bashku me kryetaren e bashkisë Rajmonda Balilaj dhe zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko.

Ekipi i Delegacionit të BE-së shkoi dje në bashkinë e Patosit për të promovuar fuqizimin e grave dhe eliminimin e dhunës ndaj grave, si dhe për të dëgjuar komunitetin vendor rreth rolit të tij në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Fuqizimi i grave dhe barazia gjinore janë të drejta të njeriut dhe prandaj luajnë një rol në procesin e integrimit, tha ambasadori Soreca duke theksuar gjithashtu rëndësinë e qeverisjes vendore dhe policimit në komunitet për të garantuar siguri për gratë dhe vajzat, ende viktima të dhunës me bazë gjinore.

61 kënde të BE-së në të gjitha njësitë vendore në mbarë Shqipërinë, të mbështetura nga projekti “Bashkitë për Europën” i financuar nga BE-ja, po punojnë për të përmirësuar të kuptuarit nga ana e qeverisë vendore të BE-së, politikave, institucioneve, programeve dhe fondeve të saj.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, punime restauruese në shtëpinë e Marigosë së flamurit
Artikulli tjetërKosovë-Serbi për kufijtë, Bushati-Cerar: Marrëveshja të rrisë sigurinë në rajon