Ballina SPORT

Bashkia e Gjenovës: Derbi argjentinas të luhet në Itali

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – Bashkia e Gjenovës në Itali, propozoi që derbi argjentinas midis “River Plejtit”-“Boka Xhuniors”, të luhet në stadiumin “Luixhi Ferraris”.

Deri më tani kjo ndeshje është shtyrë dy herë dhe nuk ka një datë të saktë se kur mund të luhet. Ditën e diel, ndeshja u shty për shkak të sulmit të tifozëve të “River Plejtit” të cilët sulmuan autobusin e skuadrës së “Boka Xhuniors” duke plagosur edhe disa futbollistë.

Duke parë zhvillimet e deri tanishme, klubi i “Gjenovës”, më saktë bashkia e Gjenovës ka bërë thirrje që kjo ndeshje me këtë dinamikë të lartë të luhet në Itali.

Kërkesa është bërë për dy presidentët e klubeve të cilët janë me origjinë italiane dhe si stadium i propozuar është ai i “Luixhi Ferraris”.

Sipas raportimeve të fundit, pritet që nesër të merret një vendimi zyrtar se kur mund të luhet kjo ndeshje.

Ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave përfundoi në shifrat e barabarta 2-2.

/o.l//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë – Shkolla e Magjistraturës dhe KE, sesion trajnues me gjyqtarë
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Leku i qëndrueshëm