TIRANË, 26 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, këtë fillim jave Leku ka ruajtur qëndrueshmëri në kundrejt valutave kryesore euro dhe dollarë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari janë këmbyer me lekun të hënën, në pozita luhatje thuajse të papërfillshme në vlerën 0,01 lekë.
Kështu një euro u këmbye sot me 124,49 lekë ose 0,01 lekë më shumë se në fund javë, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0,01 lekë duke u këmbyer me 109,.48 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se në fund vit, valutat forcojnë pozitat e tyre për shkak të rritjes së fluksit të konsumit dhe eksport-importeve, gjë e cila sipas tyre pritet të ndihet nga fillimi i muaji dhjetor, muaj i cili përkon edhe me afrimin e festave të fund vitit.
Gjithësesi shprehen ata, kursi ka hyrë në stabilitet dhe paraqitet i qëndrueshëm, ndryshe nga çndodhi në muajin maj qershor kur euro pësoj një rënie të thellë në këmbim me lekun.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 109.48 | -0.01 | |
| Euro | EUR | 124.49 | +0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 140.64 | +0.03 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 109.83 | -0.07 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 96.71 | -0.33 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.55 | +0.43 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 82.96 | +0.23 | |
| Korona Suedeze | SEK | 12.10 | +0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 12.79 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.68 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 151.69 | -0.02 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 134292.55 | +470.59 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 1574.32 | +16.28 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.78 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.79 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 20.88 | +0.17 | |
e.xh/ /a.g/











