Ballina Bota

BERLIN – Paraqitet plani strategjik kundër plastikës

BERLIN, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze paraqiti një plan prej pesë pikash për të shmangur mbeturinat plastike.

“Në qytete duhet të ketë stacione të mbushjes lehtësisht të shisheve të ujit kudo”, tha ajo duke paraqitur planin në Berlin.

Bazuar në modelin e suksesshëm për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike, ministrja do të donte të pakësonte edhe paketimet e panevojshme plastike, të tilla si fruta dhe perime.

Disa rrjete supermarketesh tashmë po reduktojnë mbeturinat plastike me nismat e tyre dhe programet e testimit.

Pjesë të planit i referohen ligjit të ri të paketimit gjerman, që do të hyjë në fuqi në janar.

Ligji përfshin etiketimin e qartë të shisheve, tarifa më të ulëta për prodhuesit e paketimit të riciklueshëm dhe një rritje në përqindjen e mbetjeve të riciklueshme.

Schulze gjithashtu dëshiron të rrisë kërkesën për material të ricikluar në zinxhirin e prodhimit dhe të inkurajojë qeveritë federale, shtetërore dhe lokale që të përdorin më shumë produkte të ricikluara./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shfaqja “At Sergi” erdhi gjatë fundjavës në “arTurbina”
Artikulli tjetërPolicia e Sarandës, arreston 3 shtetas dhe sekuestron 32 kg kanabis