Ballina Bota

ITALI – Di Maio: I hapur për uljen e deficitit

ROMË, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio deklaroi sot se ishte i hapur për një ulje të nivelit të deficitit në raport me atë që kishte planifikuar fillimisht qeveria, një lëshim që do të çonte në rritjen prej 3% të Bursës së Milanos.

Komisioni Europian nuk aprovoi, më 23 tetor, projektbuxhetin italian, i cili parashikon zyrtarisht një deficit me 2,4% të PBB-së, dhe që nga ajo periudhë vijojnë diskutimet me Romën, që deri më tani shfaqej jofleksibël.

‘’Nëse gjatë negociatës me Brukselin, deficiti duhej të ulej pak, për ne, kjo nuk është e rëndësishme’’, deklaroi sot në mëngjes Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem), një nga dy partitë e koalicionit qeverisës në Romë me Legën (ekstremi i djathtë)./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Brezi i ri në shtëpinë e Ismail Kadaresë, një udhëtim mes historisë dhe librit
Artikulli tjetërTreg pune për arsimin profesional? Sistemi i gjurmimit tregon shifrat e punësimit