Ballina Bota

SPANJË – Mijëra manifestues kundër dhunës ndaj grave

MADRID, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Mijëra persona manifestuan sot në të gjithë Spanjën me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave.

Protestues të shumtë u mblodhën në qytete të shumta si Madridi, Barcelona, Sevilja, Valenca, Bilbao apo Pamplonën, në një shtet ku lufta kundër dhunës me bazë gjinore është një kauzë kombëtare.

”Jemi këtu për të gjitha gratë e vrara, në Madrid dhe të gjithë Spanjën. Jemi personalisht të përfshira’’, pohon një manifestuese 60 vjeçe, Rosa Orea, në parakalimin madrilen.

Që nga viti 2003, 972 gra kanë vdekur në Spanjë, të vrara nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët, përfshirë 44 prej fillimit të këtij viti, sipas statistikave të qeverisë./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtatoret e tre liderëve historikë në Prizren, Rama: Udhëheqës shenjues të kombit
Artikulli tjetërBasha sërish me protestuesit e “Unazës së Re”: Projekti korruptiv, nesër fakte